Mourinho me thumb për çmimin "Lojtari i ndeshjes”: Courtois duhej ta fitonte

Futboll

Mourinho me thumb për çmimin "Lojtari i ndeshjes”: Courtois duhej ta fitonte

Më: 9 shtator 2026 Në ora: 16:43
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka reaguar me ironi pas ndeshjes, duke vënë në pikëpyetje zgjedhjen e lojtarit të ndeshjes.

Trajneri portugez beson se portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, e meritonte më shumë se kushdo tjetër çmimin “Man of the Match”, për shkak të paraqitjes së tij vendimtare.

“Courtois mund të kishte qenë Lojtari i Ndeshjes sonte… ai që e dha çmimin ndoshta ishte duke fjetur”, u shpreh Mourinho me humor.

Megjithatë, ai theksoi se nuk dëshiron t’ia minimizojë meritat Federico Valverdes, i cili u shpall lojtari i ndeshjes.

“Por nuk dua t’i heq asgjë Valverdes. Megjithatë, nëse Courtois nuk e merr çmimin Lojtari i Ndeshjes sonte, atëherë nuk do ta marrë kurrë!”, shtoi Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat