Atletico injoron ineresimin e Man Utd, nuk heq dorë nga Baena

Futboll

Atletico injoron ineresimin e Man Utd, nuk heq dorë nga Baena

Më: 10 shtator 2026 Në ora: 12:14
Baena

Atlético Madridi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Álex Baena, pavarësisht interesimit të Manchester Cityt për mesfushorin spanjoll.

Sipas “Footy Insider”, klubi anglez e ka 25-vjeçarin në listën e lojtarëve të pëlqyer dhe po e monitoron situatën e tij.

Megjithatë, Atlético nuk po shqyrton shitjen e Baenës dhe dëshiron ta mbajë pjesë të rëndësishme të projektit të skuadrës.

Baena ka kontratë me klubin madrilen deri në vitin 2030, çka i jep Atlético-s një pozicion të fortë negociues në rast se City vendos të bëjë një ofertë konkrete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat