Ditën e nesërme prej orës 18:30, do të zhvillohet ndeshja hapëse e javës së 4-të në Abissnet Superiore mes Skënderbeut dhe Tiranës.
Ekipi korçar vjen pas një momenti aspak të mirë në këtë fillim sezoni, vetëm 1 pikë në 3 javë, e përkthyer me vendin e fundit në tabelë.
Përmes postimit në rrjetet sociale, “Ujqërit” e Korçës tregojnë se janë të “uritur” për duelin me Tiranën në fushën e tyre me mbishkrimin:
“Ne jemi gati!” Edhe pse ekipi i drejtuar nga Julian Ahmataj ka luajtur mirë, i ka munguar fati dhe saktësia, sidomos karshi Dinamos dhe Egnatias.