Derbi i parë i sezonit, Partizani njofton tifozët për biletat

Futboll

Derbi i parë i sezonit, Partizani njofton tifozët për biletat

Më: 10 shtator 2026 Në ora: 15:40
Partizani e Dinamo

Këtë fundjavë do të luhet derbi i parë i këtij kampionati të Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH. Për javën e katërt përballen Partizani dhe Dinamo, por ndeshja nuk do të luhet në kryeqytet.

Të kuqtë janë skuadra pritëse, por nuk e kanë ende gati stadiumin e tyre, kështu që sfida zhvillohet në stadiumin e Vorës të shtunën, në orën 16:00.

Klubi i Partizanit ka publikuar në faqen e vet zyrtare çmimet e biletave për këtë ndeshje. Bileta më e shtrenjtë kushton 2000 lekë, kurse më e lira 500 lekë.

Partizani vjen në këtë ndeshje pas fitores në Shkodër ndaj Vllaznisë, kurse Dinamo pas fitores me Elbasanin.

Për momentin blutë duken më mirë, por në një derbi nuk mund të bësh asnjë parashikim dhe të shtunën do të jetë fusha ajo që do të tregojë më shumë për këta dy rivalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat