Barcelona ka zhvilluar dy takime me Federico Dimarcon dhe agjentin e tij në Milano, në kuadër të mundësisë për një transferim në vitin 2027.
Mbrojtësi i majtë i Interit e ka kontratën deri në verën e ardhshme dhe raportohet se po kërkon një aventurë të re në karrierë.
Barcelona e sheh italianin si një kandidat potencial për të zëvendësuar Alejandro Balden, largimi i të cilit po konsiderohet gjithnjë e më i mundshëm.
Sipas El Nacional, Barça tashmë ka nisur kontaktet konkrete me kampin e Dimarcos për të shqyrtuar mundësinë e transferimit të tij në Camp Nou.