Derbi Partizani - Dinamo, publikohen formacionet zyrtare

Futboll

Derbi Partizani - Dinamo, publikohen formacionet zyrtare

Më: 12 shtator 2026 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Partizani do të përballet me Dinamon në orën 16:00. Sfida është e vlefshme për javën e katërt të Abissnet Superiore.

Ky është edhe derbi i parë i sezonit 2026/27.

Trajnerët Florin Bratu dhe Ilir Daja kanë vendosur për formacionet zyrtare.

Kapiteni Xhuliano Skuka nuk është as në stol te Partizani. Kujtojmë se në sfidën e fundit ishte në stol ndaj Vllaznisë.

Partizani: Qirko; Buxhelaj, Vata, Mija, Marku, Murataj, Doumbia, Human, Fadairo, Bintsuka, Aliu

Trajneri: Florin Bratu

Dinamo: Teqja; Ismaili, Hoxhallari, Dita, Aliji, Meta, Qefalija, Vila, Silva-Richard, Berisha, Malomo

Trajner: Ilir Daja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat