Dëmtimi i portierit të Kombëtares, Thomas Strakosha te AEK-u i Athinës vjen “goditje” për trajnerin Rolando Maran.
Shqipëria do të luaj 2 ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Bjellorusisë më 26 dhe ndaj San Marinos më 29 shtator.
Por ky nuk është problemi i vetëm për “timonierin” Maran. Marash Kumbulla dhe Arlind Ajeti ende nuk e kanë bërë “sefte” për këtë sezon të ri në fushën e blertë, për shkak të problemeve fizike dhe s’do jenë në gjendje të japin kontributin e tyre.
Në kushte të tilla, priten afrime të tjera, me synimin për të mbushur hendekun e këtyre 3 mungesave me “peshë”..