Qardaku: Të vazhdojmë kështu, jemi në rrugën e mbarë

Futboll

Qardaku: Të vazhdojmë kështu, jemi në rrugën e mbarë

Më: 12 shtator 2026 Në ora: 22:27
Eridon Qardaku

Dinamo fitoi derbin përballë Partizanit, në sfidën e vlefshme për javën e katërt të “Abissnet Superiore”. Ndeshja e zhvilluar në Vorë, përfundoi me rezultatin 4-2.

Pas ndeshjes, ka folur edhe Eridon Qardaku, lojtari i cili shënoi edhe golin e katërt dhe të fundit të këtij dueli në minutën e 78-të.

“Ishte një ndeshje shumë e bukur pasi derbit janë gjithmonë të bukur.

Shumë i lumtur për fitoren, shumë i lumtur edhe për golin gjithashtu.

Shpresojmë të vazhdojmë këtë rrugë dhe besoj se jemi në rrugën e mbarë. Forca Dinamo”, është shprehur Qardaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat