Pretendentët e Superiores “tronditen” në nisje të kampionatit

Futboll

Pretendentët e Superiores “tronditen” në nisje të kampionatit

Më: 13 shtator 2026 Në ora: 11:03
Besëlidhja

Elvis Plori nuk do të jetë më trajner i Besëlidhjes.

Mbrëmjen e djeshme pas humbjes 0-1 përballë Korabit, u raportua se Plori kishte dhënë dorëheqjen nga klubi lezhjan.

Ndërsa ditën e sotme, është vetë Besëlidhja që ka njoftuar largimin e 48-vjeçarit. Tashmë, pretendentët për t’u ngjitur në Superiore nisin punën për trajnerin e ri.

NJOFTIMI:

KF Besëlidhja njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Elvis Plori.

Klubi i Futbollit Besëlidhja shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e tij për teknikun Plori, për përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë rrugëtimit të tij si pjesë e familjes verdhe-kuqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat