Kobbie Mainoo nuk u mendua gjatë kur u pyet se cila është pozita më e lehtë për t’u luajtur në futboll, duke dhënë një përgjigje që ka nxitur sërish një debat të vjetër mes tifozëve dhe futbollistëve.
Mesfushori i Manchester Unitedit dhe Anglisë, i cili ka qenë ndër lojtarët më të spikatur të skuadrës së tij në javët e para të sezonit, foli me krijuesin e përmbajtjes Kaljit Atwal gjatë një aktiviteti të “Nike Football”.
Kur u pyet se cilën pozitë e konsideron më të lehtën në fushë, 21-vjeçari u përgjigj menjëherë:
“Mbrojtësi i krahut.”
Atwal reagoi duke thënë se Mainoo e dha përgjigjen “shumë shpejt”.
Edhe lojtarë të tjerë të Anglisë pajtohen me Mainoon
Mainoo pranoi se kishte menduar edhe më parë për këtë debat, ndërsa nuk është i vetmi futbollist që e konsideron pozitën e mbrojtësit të krahut si më pak të vështirën..