Vllaznia kërkon fitoren e parë në kampionat

Futboll

Vllaznia kërkon fitoren e parë në kampionat

Më: 13 shtator 2026 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Ditën e sotme do të luhen dhe dy sfidat që do të mbyllin javën e katërt në “Abissnet Superiore”, duke nisur me përballjen e parë atë të orës 16:00 mes Laçit dhe Vllaznisë.

Të dy skuadrat vijnë në këtë përballje me një disfatë në ndeshjen e kaluar, Laçi u mund nga Teuta me rezultatin 1-3 ndërsa shkodranët pas humbjes me Partizanin me shifrat 2-3.

Në orën 18:30 është programuar të luhet dhe përballja mes Elbasanit dhe Egnatias, sfidë e cila do të zhvillohet në stadiumin "Elbasan Arena".

Vendasit do të kërkojnë fitoren e parë në kampionat pas dy barazimeve dhe një humbje të marrë nga Dinamo javën e kaluar. Ndërsa Egnatia vjen në këtë takim pas një fitoreje javën e kaluar kundër Skënderbuet dhe do të kërkojë të vazhdojë ecurinë e fitoreve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat