Sot zbresin në fushë ekipe historike si Apolonia dhe Luftëtari

Futboll

Sot zbresin në fushë ekipe historike si Apolonia dhe Luftëtari

Më: 13 shtator 2026 Në ora: 11:44
Kategoria e Dytë

Ditën e sotme do të zhvillohet 6 ndeshjet e fundit të javës së parë të Kategorisë së Dytë. Një duel do të jetë në Grupin A, ndërsa pesë të tjerë të Grupit B të këtij kampionati.

Kështu në orën 16:00, do të luhet ndeshja e  vetme e Grupit A për sot, ajo mes Basania dhe Eagle Football.

Në krahun tjetër në Grupin B, Delvina do të përballet me Butrintin, ndërsa Bylis B kërkon fitoren ndaj Këlcyrës. Në ndeshjen tjetër, Apolonia do 3 pikët përballë Tomorit.

Në dy ndeshjet e tjera, Albpetrol përballet me Maliqin dhe Devolli me Luftëtarin. Këto ndeshje do të luhen paralelisht, duke nisur prej orës 15:00.

Grupi A:

Basania – Eagle Football / 16:00

Grupi B:

Delvina – Butrinti

Bylis B – Këlcyra

Apolonia – Tomori

Albpetrol – Maliqi

Devolli – AF Luftëtari

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat