Skuadra e Amedsporit po fiton bindshëm 5:0 ndaj Besaksehirit, në javën e pestë në Superligë.
Golin e katërt e shënoi Orban, duke kompletuar hat-trikun sonte.
Por, edhe te goli i katërt asistoi Ermal Krasniqi.
Futbollisti kosovar mund të godiste topin drejt portës, por vendosi sërish të bënte asist për bashkëlojtarin e tij.
Ky ishte asisti i dytë për Krasniqin sonte dhe i dyti personal në ligë këtë sezon.