Media italiane befason pas dy golave të Edon Zhegrovës 

Futboll

Media italiane befason pas dy golave të Edon Zhegrovës 

Nga: K.Goca Më: 13 shtator 2026 Në ora: 23:32
Sassuolo

Dy golat e Zhegrovës nuk mjaftojnë Axhiq vendos ndeshjen - është titulli i mediumi italian “Tuttosport”. 

“Ndeshja e Juventusit kundër Sassuolos përfundoi me humbje për bardhezinjtë, të cilët u mposhtën 3:2 nga Sassuolo falë golave të Espositos, Boëie-t dhe ish-lojtarit Axhiq.

Goli i Axhiq është shënuar pikërisht një vit pas golit të tij të fitores 4:2 kundër Interit.

E pavlefshme për rezultatin ishte dopieta e Edon Zhegrovës në pjesën e dytë, e cila për pak kohë u dha tifozëve bardhezinj shpresën për përmbysje.

Kështu, Juventusi i Spallettit pësoi humbjen e parë të sezonit dhe mbetet në kuotën e 7 pikëve”, ka shkruar media italiane.

Edon Zhegrova u aktivizua në minutën e 60-të. Zhegrova shënoi në minutën e 82-të dhe të 90+1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat