Spalletti rikthen mbrojtjen me tre lojtarë

Futboll

Spalletti rikthen mbrojtjen me tre lojtarë

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 16:24
Juventusi

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, pritet të bëjë ndryshime të rëndësishme në formacion për debutimin e tij në Europa League përballë skuadrës holandeze të Nijemegen.

Mungesa e Locatellit dhe rikthimi i Cambiasos e McKennie e kanë shtyrë teknikun të kalojë në mbrojtje me tre lojtarë për t’i dhënë më shumë qëndrueshmëri mesfushës.

Në prapavijë, Bremer pritet të ulet në stol për t’i bërë vend Gattit, ndërsa Kalulu dhe Lucumi do të plotësojnë repartin për shkak të skualifikimit të Kelly-t. Mesfusha do të përbëhet nga Douglas Luiz dhe Sarr në qendër, të ndihmuar nga Celik dhe Cambiaso në krahë.

Në sulm, Kolo Muani mund të tërhiqet pak më prapa për t’i lënë pozicionin e qendërsulmuesit Woltemade-s. Aktivizimi i McKennie-t nga minuta e parë mbetet ende në dilemë, pasi lojtari mund të ruhet për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Atalantës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat