Diego Simeone vlerëson qëndrueshmërinë e Atletico Madrid pas fitores së thellë 4-0 ndaj Osasuna në kampionat. Trajneri argjentinas theksoi se kjo paraqitje ishte në vazhdën e atyre të javëve të fundit.
“Në ndeshjet e mëparshme, paraqitjet tona kanë qenë me luhatje: një pjesë e parë e mirë në Bilbao dhe në Liverpool, një pjesë e dytë e mirë në San Sebastián dhe një paraqitje solide gjatë gjithë lojës në Sevilje,” shpjegoi Simeone.
“Këtë herë ishim më të qëndrueshëm gjatë gjithë ndeshjes.
E kontrolluam lojën në pjesën e parë edhe pse nuk ishim efikasë para portës. Në pjesën e dytë treguam efikasitet dhe e ruajtëm kontrollin“, tha Simeone.
“Ne gjithmonë shpresojmë për më të mirën. Ekipi ruajti të njëjtin ritëm dhe ishte më efikas në pjesën e dytë. Arritëm ta merrnim nën kontroll ndeshjen. Rezultati 4-0 mund të duket i thjeshtë, por situata është komplekse dhe delikate“, shtoi argjentinasi.
Më tej, Simeone foli për nivelin konkurrues të ekipit: “Unë gjithmonë i shoh ata si konkurrues. Më pas, ndeshja do të tregojë se deri ku mund të arrijmë. Ne gjithmonë përpiqemi të japim më të mirën”.
“Kjo ndeshje nuk ka absolutisht asnjë lidhje me ndeshjen e së dielës. Do të përballemi me një kundërshtar që ka një forcë të jashtëzakonshme sulmuese dhe do të përpiqemi ta orientojmë ndeshjen në drejtimin ku mendojmë se mund t’u shkaktojmë probleme“, tha Simeone.