Sergen Jalçin dha një vit më parë aprovimin, që Ernest Muçi të largohej nga Beshiktashi për t’u huazuar te Trabzonspori.
Ky ishte edhe shpëtimi i Muçit në Turqi, ndërsa ish-trajneri i Beshiktashit nuk duket i penduar për vendimin e tij.
Jalçin vazhdimisht është shprehur kundër Muçit te Beshiktashi. Dhe pas ndeshjes së fundit që Trabzonspori humbi ndaj Koniaspor, trajneri ka përfituar për të vazhduar sulmin gjatë analizës në “KAFA Sports”.
Fillimisht gazetari Candas Tolga shprehet: “Muçi ishte gjithashtu shumë dobët në ndeshjen ndaj Koniaspor”. Më pas erdhi edhe reagimi i Jalçin: “Nuk dua që të them: ‘Ta thashë’”.
Muçi reagoi duke e “pëlqyer” kritikën në rrjetet sociale. Dhe kjo mori shumë vëmendje në Turqi, teksa Trabzonspori është larg pritshmërive në kampionat.