Prishtina nuk ka të ndalur në gjashtë ndeshjet e para të edicionit të ri, duke shënuar fitoren e gjashtë radhazi.
Trimat e Prishtinës triumfuan me rezultat 2:1 në udhëtim ndaj Gjilanit, në kuadër të javës së shtatë të elitës së futbollit të Kosovës.
Prishtina ka një ndeshje më pak të zhvilluar gjatë këtij edicioni.
Futbollisti Arjanit Fazlija e kaloi në epërsi Prishtinën në minutën e 29-të.
Vetëm pesë minuta më vonë, në minutën e 34-t, Lorik Boshnjaku barazoi rezultatin.
Në minutën e 66-të, Anio Poçi shënoi golin e fitores për Prishtinën.
Në minutën e 82-të, Prishtina mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Saletiq u përjashtua me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë.
Prishtina kryeson tabelën me 18 pikë, ndërsa Gjilani renditet në vendin e katërt me 11 pikë.