Trajneri i Wolfsburgut, Tobias Strobl, ka thënë se do ta kuptonte nëse Christian Eriksen do të vendoste t’i japë fund karrierës së tij pas problemeve të fundit shëndetësore.
34-vjeçari danez aktualisht po zhvillon rehabilitimin në Danimarkë, pasi u rrëzua gjatë një ndeshjeje miqësore ndaj Ukrainës në qershor.
Për këtë arsye, Eriksen nuk ka luajtur ende për Wolfsburgun këtë sezon dhe mbetet e paqartë nëse do të rikthehet në fushë.
Pas fitores 5-1 ndaj Darmstadtit, Strobl u pyet nëse do ta kuptonte një vendim të tillë nga Eriksen.
“Si trajner, duhet të jem i kujdesshëm që të mos ndërhyj. Por, duke e parë nga këndvështrimi njerëzor, unë do të tërhiqesha,” deklaroi Strobl për Sky Sports.
Eriksen ka kontratë me Wolfsburgun deri në verën e vitit 2027. Ai iu bashkua klubit gjerman vitin e kaluar dhe që atëherë ka zhvilluar 34 paraqitje.