Vdes ish futbollisti i Vëllaznimit dhe Gjakovës

Futboll

Vdes ish futbollisti i Vëllaznimit dhe Gjakovës

Më: 19 shtator 2026 Në ora: 12:45
Roland “Llolla” Kryeziu

Ka ndërruar jetë ish futbollisti Roland “Llolla” Kryeziu.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shpreh nhushëllime për familjen e të ndjerit.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të të dashurit tuaj, Roland “Llolla” Kryeziu.

Rolandi ishte pjesë e një gjenerate të rëndësishme të futbollit gjakovar, duke dhënë kontributin e tij si futbollist i KF Vëllaznimit dhe KF Gjakovës.

Me paraqitjet dhe përkushtimin e tij, ai mbrojti me dinjitet ngjyrat e klubeve të vendlindjes dhe la gjurmë të çmuara në historinë e futbollit të Gjakovës.

Figura e Roland “Llolla” Kryeziut do të kujtohet me respekt nga bashkëlojtarët, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që e njohën, jo vetëm për kontributin e tij në fushën e futbollit, por edhe për vlerat njerëzore që e karakterizuan.

Në këto momente të vështira për familjen tuaj, në emrin tim personal, të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të komunitetit të futbollit në vendin tonë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kryeziu, të afërmve dhe miqve të të ndjerit.

Kujtimi për Roland “Llolla” Kryeziun dhe kontributi i tij në futbollin gjakovar e kosovar do të mbeten gjithmonë të respektuara.
I lehtë i qoftë dheu dhe i përjetshëm qoftë kujtimi për Roland “Llolla” Kryeziun”
, ka shpreh ngushëllime Agim Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat