Feronikeli 74 nga Drenasi ka marrë tre pikë të rëndësishme në takimin e javës së shtatë në elitën e futbollit të Kosovës.
Skuadra nga Drenasi ka triumfuar me rezultat 3:1 ndaj Vushtrrisë.
Vushtrriasit po kalojnë në krizë të thellë, shtatë ndeshje pa arritur as një pikë të vetme.
Vushtrria ka pësuar humbjen e shtatë rresht
Për “Niklin” shënuan Kreshimir Luetiq (39’ e 64) e Lorik Dobratiqi (68’).
Golin e vetëm për Vushtrrinë e shënoi Kreshnik Bahtiri në minutën e 70-të
Feronikeli renditet në vend të tetë me 6 pikë dhe Vushtrria me 0.