Trajneri i Tottenhamit, Roberto De Zerbi, ishte tejet i frustruar pas humbjes 3:2 ndaj Aston Villës në javën e pestë të Premier League.
Me këtë humbje, Tottenham vazhdon serinë negative në kampionat.
Në pesë ndeshje, londinezët kanë regjistruar dy barazime dhe tri humbje, ndërsa golat ndaj Aston Villës ishin të parët për Spursat këtë sezon në kampionat.
Pavarësisht një fillimi dominues, gjatë të cilit krijuan disa raste shënimi, Tottenham në fund mbeti pa pikë. Në konferencën për media, De Zerbi analizoi arsyet e humbjes:
“Jam shumë i zhgënjyer, shumë i trishtuar dhe shumë i frustruar me paraqitjen tonë. Nuk duhej ta humbnim këtë ndeshje, sidomos jo në këtë mënyrë. Absolutisht nuk duhej ta pësonim golin e dytë.
Nuk duhet ta humbim ekuilibrin vetëm sepse jemi duke humbur në pjesën e parë.
Në fillim të pjesës së dytë fola me katër sulmuesit dhe u thashë të ishin të qetë. Gjithë pjesën e dytë u thosha: ‘Qetë, qetë, luani dhe shijojeni. Mos rrezikoni dhe shfrytëzoni hapësirat’.