Emurllai ndahet me fitore nga Kamjani, mposht Detonitin dhe nis aventurën e re në Gabala!

Futboll

Emurllai ndahet me fitore nga Kamjani, mposht Detonitin dhe nis aventurën e re në Gabala!

Më: 20 shtator 2026 Në ora: 11:12
Kamjani

Burhan Emurllai është ndarë nga Kamjani me fitore, duke e mbyllur angazhimin e tij në krye të skuadrës me një triumf 1:0 ndaj Detonitit.

Ndeshja e javës së gjashtë të LDFMV-së ishte e fundit për Emurllain në stolin e Kamjanit, pasi trajneri shqiptar do të vijojë karrierën në Azerbajxhan.

Pas përfundimit të takimit, Emurllai falënderoi drejtuesit e klubit, futbollistët dhe të gjithë bashkëpunëtorët për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë periudhës së tij te Kamjani, ndërsa klubit i uroi suksese në vazhdim të sezonit.

Sipas asaj që ka konfirmuar vetë Emurllai për Open-TV, tashmë ai do t’i bashkohet Jeton Beqirit në Gabala, ku do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij.

Kështu, aventura e tij te Kamjani mbyllet me fitore, ndërsa sfida e radhës e pret në futbollin e Azerbajxhanit.

Ai e lë Kamjanin në vendin e pestë me 10 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat