Wout Weghorst tërhoqi vëmendjen para sfidës mes FC Twente dhe PSV me një ritual të pazakontë, duke bërë disa lëvizje të çuditshme me duar.
Profesori i neuropsikologjisë Erik Scherder shpjegoi se këto lëvizje mund të shërbejnë për të aktivizuar trurin dhe për të rritur nivelin e përqendrimit para ndeshjes.
“Lëvizja e duarve kërkon pjesë të mëdha të trurit. Me këto lëvizje, ai po aktivizon sistemin e tij dhe po e përgatit trurin për ndeshjen”, tha Scherder.
Dhe Weghorst duket se e ktheu ritualin në rezultat: sulmuesi shënoi golin e barazimit, ndërsa Twente më pas triumfoi ndaj PSV-së.