Irlanda pritet të ketë mbështetje të konsiderueshme nga tifozët e saj në ndeshjen ndaj Kosovës, e cila zhvillohet nesër mbrëma nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Federata Irlandeze e Futbollit ka publikuar udhëzimet për tifozët që do të udhëtojnë drejt Prishtinës, duke e cilësuar kryeqytetin kosovar si qytet të sigurt dhe mikpritës.
Në njoftim, tifozët janë këshilluar të kenë kujdes me gjërat personale në zonat e mbushura me njerëz, ndërsa vëmendje e veçantë u është kushtuar edhe flamujve.
“Flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë janë shumë të dukshëm në Prishtinë.
Këshillohet të mos shfaqen flamurë të tjerë të rajonit, aktual apo nga e kaluara”, thuhet në udhëzimin e Federatës irlandeze.
Ndërkohë, “Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur për përballjen e së enjtes mbrëma.