O’Shea para ndeshjes me Kosovën: Jemi munduar të qëndrojmë larg zhurmës

Futboll

O’Shea para ndeshjes me Kosovën: Jemi munduar të qëndrojmë larg zhurmës

Më: 23 shtator 2026 Në ora: 12:24
Dara O’She

Mbrojtësi i Irlandës, Dara O’Shea, ka folur para ndeshjes ndaj Kosovës, duke thënë se skuadra e tij është fokusuar maksimalisht në përballjen e nesërme.

O’Shea theksoi se futbollistët irlandezë janë munduar të qëndrojnë larg rrjeteve sociale dhe diskutimeve të krijuara gjatë kësaj jave.

“Ka pasur shumë zhurmë këtë javë. Jemi përpjekur të qëndrojmë larg rrjeteve sociale sa më shumë që është e mundur dhe të qëndrojmë të bashkuar”, deklaroi O’Shea.

Ai vlerësoi lart Kosovën, duke e cilësuar një kundërshtar të vështirë.

“Kemi një ndeshje të madhe nesër dhe ky ka qenë fokusi ynë. Kosova ka qenë një skuadër e shkëlqyer dhe jemi të përgatitur për këtë”, shtoi mbrojtësi irlandez.

Kosova dhe Irlanda përballen nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat