Manchester United ka bërë publike rezultatet financiare vjetore, duke zbuluar se shkarkimi i Ruben Amorimit dhe stafit të tij i ka kushtuar klubit rreth 9.5 milionë euro.
Trajneri portugez kishte marrë drejtimin e Unitedit në nëntor të vitit 2024, por aventura e tij në “Old Trafford” përfundoi në janar të vitit 2026.
Fillimisht, kompensimi për ndërprerjen e kontratës ishte parashikuar të arrinte në 19.4 milionë euro, por klubi anglez përfitoi nga një klauzolë e veçantë në marrëveshjen me Amorimin.
Sipas kësaj klauzole, shuma e dëmshpërblimit do të zvogëlohej nëse trajneri do të gjente një klub të ri.
Kjo ndodhi gjatë verës, kur Amorim arriti marrëveshje për të marrë drejtimin e AC Milan, duke bërë që detyrimi financiar i Manchester United të ulej në rreth 9.5 milionë euro.
Në këtë mënyrë, kalimi i tij në klubin italian i kurseu Manchester Unitedit pothuajse 10 milionë euro nga kompensimi që do të duhej të paguante në të kundërtën.