Janë hedhur në shitje biletat për përballjen mes Kosovës dhe Austrisë, e cila do të zhvillohet më 4 tetor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshja do të nisë në orën 18:00, ndërsa tifozët tashmë mund t’i sigurojnë biletat online.
Çmimet sipas sektorëve:
Veri: 20 euro
Jug: 20 euro
Lindje: 30 euro
Perëndim: 50 euro
VIP: 150 euro
Kosovë – Austri
4 tetor 2026
18:00
“Fadil Vokrri”, Prishtinë