Rolando Maran po punon me 28 lojtarë te Kombëtarja e Shqipërisë, teksa po përgatit sfidën e parë zyrtare me kuqezinjtë. Ivan Balliu nuk i është bashkuar ekipit, teksa Ysni Ismaili pret mundësinë e tij.
Liga e Kombeve ndërkohë jep mundësinë që 23 lojtarë të jenë të gatshëm për ndeshjen. Kjo është arsyeja përse Maran do të dërgojë në tribunë pjesën tjetër.
Me gjendjen aktuale do të jenë pesë lojtarë që nuk do të kenë mundësine për të luajtur. Nëse Ismaili apo Balliu i bashkohen ekipit, atëherë numri shkon në gjashtë.
Shqipëria e pret Bjellorusinë më 26 shtator. Sfida e së shtunës në Ligën e Kombeve vlen për raundin e parë.