Barcelona duhet të shesë një lojtar në janar nëse dëshiron përforcim në mbrojtje

Futboll

Barcelona duhet të shesë një lojtar në janar nëse dëshiron përforcim në mbrojtje

Më: 24 shtator 2026 Në ora: 14:15
Flick

Barcelona po planifikon të përforcojë mbrojtjen në janar, por për të afruar një mbrojtës të nivelit të lartë duhet fillimisht të largojë një lojtar.

Klubi katalanas ka vetëm rreth 3 milionë euro hapësirë në paga, ndaj një transferim i madh nuk mund të realizohet pa krijuar hapësirë të re financiare.

Dy emrat që mund të largohen janë Alejandro Balde dhe Frenkie de Jong, situata e të cilëve mund të ndikojë drejtpërdrejt në planet e Barcelonës.

Drejtori sportiv Deco kërkon një mbrojtës qendre i cili mund të luajë edhe në krahun e majtë të mbrojtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat