Ndeshjet e turit të parë të Ligës së Kombeve do të shohin edhe një ndeshe të drejtuar nga gjyqtarë të Superiores.
UEFA ka caktuar një ekip gjyqtarësh shqiptarë për të drejtuar takimin në Preshov të Sllovakisë mes vendasve dhe Moldavisë, të vlefshme për Grupin 3 të Ligës C.
Kryesor i caktuar nga UEFA është Juxhin Xhaja, i cili tashmë është bërë një emër i rregullt në evenimentet ndërkombëtare, pasi është gjyqtar i kategorisë së parë. Asistentët e tij janë Arbër Zalla dhe Mario Shazivari, ndërsa i katërt është caktuar Andi Koçi.
Në VAR, do të jetë Kreshnik Bajramaj ai që do të jetë përgjegjësi për rastet e ndeshjes, ndërsa asistent i tij do të jetë Albert Doda.