Haaland me dy gola, Norvegjia mposhti Danimarkën

Futboll

Haaland me dy gola, Norvegjia mposhti Danimarkën

Nga: K.G. Më: 24 shtator 2026 Në ora: 22:59
Pamje nga ndeshja

Në Oslo, Norvegjia fitoi 3:2 ndaj Danimarkës në Ligën e Kombeve.

Norvegjia kaloi në epërsi në minutën e 14-të me një gol të bukur të Oscar Bobb, pas asistimit të Martin Ødegaard.

Vetëm katër minuta më vonë, Erling Haaland shënoi për 2:0 pas një gabimi të madh të portierit danez Filip Jørgensen.

Danimarka u rikthye në minutën e 25-të me një gol fantastik të Mikkel Damsgaard nga goditja e lirë.

Në minutën e 60-të, Rasmus Højlund barazoi me kokë pas një goditjeje nga këndi.

Por Norvegjia e mori sërish epërsinë në minutën e 74-t, kur Haaland shënoi golin e tij të dytë pas një aksioni të ekzekutuar mirë nga goditja e këndit.

Rezultatet
Holandë – Gjermani 1:1
Gakpo 90+2' / Nmecha 32'
Norvegji – Danimarkë 3:2
Bobb 14', Haaland 18', 74' / Damsgaard 25', Højlund 60'
Portugali – Uells 1:0
João Félix 22'

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat