Bardhi: Të lumtur që jemi sërish bashkë, ndaj Zvicrës shkojmë për fitore

Futboll

Bardhi: Të lumtur që jemi sërish bashkë, ndaj Zvicrës shkojmë për fitore

Nga: K. Goca Më: 25 shtator 2026 Në ora: 16:36
Enis Bardhi

Maqedonia e Veriut po përgatitet për paraqitjen e parë në Ligën B të Ligës së Kombeve. 

Maqedonia prej katër ditësh po stërvitet në Shkup, në prag të sfidave që e presin në këtë grumbullim, ku do të zhvillojë katër ndeshje brenda vetëm dhjetë ditësh.

Sfida e parë do të jetë ndaj Zvicrës, të shtunën, në stadiumin kombëtar “Todor Proeski” në Shkup.

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, ka folur para ndeshjes me zviceranët, duke theksuar se skuadra është e motivuar për të kërkuar fitoren.

“Atmosfera është e shkëlqyer. Jemi të lumtur që jemi sërish bashkë dhe jemi të gatshëm të japim maksimumin.

Si gjithmonë, ne shkojmë për fitore. Presim që tifozët të vijnë në numër të madh, sepse për ne mbështetja e tyre ka shumë rëndësi.

Besojmë se edhe në këtë ndeshje do të na shtyjnë përpara”, deklaroi Bardhi.

Kapiteni foli edhe për futbollistët e rinj që janë bashkuar.

“I kemi pritur të gjithë lojtarët e rinj me krahë hapur.

Të gjithë po punojmë së bashku dhe jam i sigurt se mund të krijojmë një grup të mirë. Futbollistët e rinj që janë këtu do të na sjellin freski”, përfundoi Bardhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat