Selektori i Zvicrës kritikon fushën në Shkup

Futboll

Selektori i Zvicrës kritikon fushën në Shkup

Nga: K.G. Më: 25 shtator 2026 Në ora: 22:07
Murat Yakin

Selektori i kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, në konferencën për shtyp në Shkup, para ndeshjes së nesërme mes Maqedonisë dhe Zvicrës në xhiron e parë të sezonit të ri të Ligës së Kombeve, në Ligën B, foli ndër të tjera edhe për gjendjen e fushës në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Zvicra e zhvilloi stërvitjen e fundit para ndeshjes sot në mëngjes në Turqi, dhe më pas udhëtoi drejt Shkupit. Një nga arsyet për këtë vendim, sipas artikullit, ishte edhe gjendja e fushës së stadiumit kombëtar në Shkup.

Yakin e kritikoi hapur gjendjen e terrenit:

“Në një fushë të tillë nuk mund të luhet futboll. Do të isha i lumtur nëse bari do të kositej deri nesër. Kur shihni një fushë të tillë, me bar shtatë centimetra të lartë, atëherë jeni të lumtur që këtë mëngjes keni stërvitur në Turqi”.

Megjithatë, pavarësisht kritikave për fushën, Yakin është i bindur se skuadra e tij do të zhvillojë një ndeshje të mirë, sepse Zvicra i merr shumë seriozisht të gjithë kundërshtarët.

“Kemi mjaftueshëm cilësi në ekip dhe nesër secili do të japë maksimumin, sepse nuk ka kundërshtarë të lehtë dhe ne i marrim të gjithë seriozisht. Sigurisht, nuk do t'i kemi në dispozicion Granit Xhakën dhe Breel Embolon.

Por jemi pozitivë dhe të orientuar drejt gjetjes së zgjidhjeve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat