Palmer tek Angli? Po humb shumë mundësi për të rënë në sy

Futboll

Palmer tek Angli? Po humb shumë mundësi për të rënë në sy

Më: 26 shtator 2026 Në ora: 14:10
Palmer

Trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel, ka hedhur dyshime nëse Kol Palmer dëshiron të luajë me ekipin përfaqësues, pasi sulmuesi u tërhoq nga grumbullimi duke insistuar se ka probleme me dëmtimin. Ai ka paralajmëruar sulmuesin e Çelsit se ndesha ndaj Spanjës është një mundësi e humbur për të.

I pyetur nëse Palmer nuk donte të luante për Anglinë, Tuhel ishte i qartë në fjalët e tij.

“Është e vështirë të argumentosh kundër asaj qe thoni ju.

Kjo situatë na lë me Bellingam, Roxhers, Gibs-Uajt dhe Eze, të gjithë në grumbullim. Të gjithë duan me çdo kusht të jenë këtu.

Të gjithë janë të gatshëm, të gatshëm edhe të ndërpresin pushimet pas një dite në Dubai si Gibs-Uajt.

Unë nuk jam miku i tij, jam trajneri i ekipit kombëtar të tij dhe vetëm mund ta gjykoj mbi atë që jep për ekipin dhe ai thjesht po humb shumë mundësi.

Ai humb shumë mundësi dhe nuk është person për t’u fajësuar, ky është thjesht një fakt.

Ai humb shumë grumbullime për shkak dëmtimesh.

Unë dua që të mbështetem vetëm te ajo që shoh personalisht dhe te ajo që shoh në ekipin tim.

Për ta bërë këtë, duhet të jesh në grumbullim, ka një nivel tjetër ku duhet të biesh në sy dhe këtë nuk po e arrin.

Është një mundësi e humbur, sepse mund të largohesh vetëm kur je me ne në fushë.

Ndjesia ime është se ai ndjen shqetësime dhe dhimbje e nuk mund të konkurrojë në nivelet më të larta. Ai na informoi, apo Çelsi e bëri. Kjo është ajo për të cilën jam në dijeni”, tha Tuhel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat