Shqipëria zbret sonte në fushë për t’u përballur me Bjellorusinë, në ndeshjen e vlefshme të Ligës së Kombeve.
Ky duel që do të zhvillohet në “Air Albania”, do të nisë prej orës 20:45.
Përpos objektivit me të cilin do të nisen kuqezinjtë, të besuarit e Rolando Maran kanë një tjetër mision të veçantë. T’i japin fund ecurisë pa shënuar gol.
Në tre ndeshjet e fundit, vihet re se lojtarët kanë dështuar të gjejnë rrugën e rrjetës, përkatësisht në humbjet përballë Luksemburgut, Izralit dhe Ukrainës. 3 të pësuar dhe asnjë i shënuar.
Goli i fundit daton që më 26 mars, kur Arbër Hoxha i shënoi Polonisë në atë humbje 2-1 në Varshavë, e cila solli edhe eliminimin nga kualifikueset e Botërorit.
Tashmë përgjegjësia bie mbi shpatullat e Rey Manajt, Taulant Seferit, Mirlind Dakut dhe Ernest Muçit, të cilët kanë “arsenalin” e duhur për të shënuar, siç po bëjnë edhe me skuadrat e tyre respektive në ligat europiane.