Federata e Futbollit e Gjeorgjisë ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Willy Sagnol pas më shumë se pesë vitesh në drejtim.
Tekniku francez ishte njeriu që shkroi historinë duke dërguar Gjeorgjinë në raundin e 1/8-ave në debutimin e saj në Euro 2024.
Vendimi për shkarkimin e tij erdhi menjëherë pas humbjes së papritur që Gjeorgjia pësoi në shtëpi përballë Irlandës së Veriut në Ligën e Kombeve.
Në vend të Sagnol, në stolin e kombëtares rikthehet Ramaz Svanadze. Ai ka shërbyer më parë si trajner i përfaqësueses në periudhën 2020-2021, përpara se të merrte drejtimin e kombëtares U-21.
Willy Sagnol largohet nga kjo aventurë me një bilanc prej 25 fitoresh, 11 barazimesh dhe 23 humbjesh në stolin gjeorgjian. Tashmë përfaqësuesja e Gjeorgjisë përgatitet të hyjë në një epokë të re nën drejtimin e teknikut të njohur vendas.