Dueli kundër Zvicërs, futbollisti i Tiranës aktivizohet titullar

Futboll

Dueli kundër Zvicërs, futbollisti i Tiranës aktivizohet titullar

Më: 26 shtator 2026 Në ora: 20:29
Bojan Ilievsk

Do të startojnë në orën 20:45, tre duelet e tjera të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Në Ligën A, Çekia do të përballet me Kroacinë, në një përballje që pritet të jetë tepër e luftuar.

Në Ligën B, në Shkup përballet Maqedonia e Veriut me Zvicrën. Interesant është fakti se titullar te vendasit aktivizohet mbrojtësi i Tiranës, Bojan Ilievski.

Nuk mungojnë as dy futbollistët me origjinë shqiptare Musliu dhe Bardhi tek Maqedonia e Veriut dhe Jashari te Zvicra.

Në Ligën C, Sllovakia vjen si favorite përballe Moldavisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat