Gjimshiti: Ka për t’u përmirësuar, ja pse e gjuajti Asllani penalltinë

Futboll

Gjimshiti: Ka për t’u përmirësuar, ja pse e gjuajti Asllani penalltinë

Më: 26 shtator 2026 Në ora: 23:10
Berat Gjimshiti - majtas

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, foli pas triumfit 2:0 që Shqipëria arriti në shtëpi ndaj Bjellorusisë.

Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, ai u shpreh:

“Ka për t’u përmirësuar, është vetëm fillimi i trajnerit Maran. Një Ligë e Kombeve e re, për një kualifikim në Europian. Në topat e dytë ishin më agresivë dhe fituan më shumë duele. Me kalimin e kohës morëm në dorë lojën, shkuam në avantazh, u bë më e thjeshtë.

Aspekti fizik dhe mental është shumë i rëndësishëm. Duhet të jemi të përqëndruar dhe të japim maksimumin për të arritur diçka me Kombëtaren.

Lista kush e gjuan penalltinë është e përcaktuar. Asllani është i pari, Rei i dyti. Është më mirë për ne, kur gjuajtësit shënojnë”, deklaroi Gjimshiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat