Etrit Berisha u kthye pas një kohe të gjatë që mungonte te Kombëtarja. 37-vjeçari e mbajti të paprekur portën kundër Bjellorusisë.
“Ndjesia? Ishte emocionuese. Sidomos kur hyra këtu në stadium. Fillimisht dua të përshëndes të gjithë stafin, lojtarët dhe gjithë tifozët që ishin sot.
Dhe kur dola, më kishte munguar të them të drejtën. M’u duk vetja si për herën e parë. Ishte një emocion jashtëzakonisht i mirë. Sidomos me këtë fitore. Gjithsesi ishte edhe kulmi i kësaj dite.
Për mua gjithmonë ka qenë kombëtarja mbi të gjitha. Pa marrë parasysh individët, si unë apo një tjetër. Nuk ka rëndësi, kur të thërret kombëtarja kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë prezent. Shpresoj sikur sot(dje), t’i ndihmoj çunave dhe të arrijmë gjëra të bukura.
Ndryshimi i trajnerëve? Tani mundohemi që të krijojmë një imazh, që e kemi më shumë mundësinë që të luajmë me topin. Jo vetëm në fazën mbrojtëse. Sot(dje) ishte pak e vështirë, sidomos në fillim për shkak…
Ishte edhe loja e parë e rëndësishme. Të gjithë çunat ishin pak nervoz se nuk dihej si do të shkonte. Bjellorusia në fillim ka bërë presion shumë të mirë dhe kanë qenë shumë të shpejt, sidomos në fazën e fundit. Mendoj se gradualisht, fillon e luan më mirë.
Filluam të marrim lojën në kontroll. Sidomos në pjesën e dytë ishim fantastik. Kjo e ka bërë fitoren edhe më të madhe besoj”, u shpreh Berisha.