Demaku: Shumë shqiptarë kanë ardhur të na mbështesin

Futboll

Demaku: Shumë shqiptarë kanë ardhur të na mbështesin

Më: 27 shtator 2026 Në ora: 17:05
Vesel Demaku - majtas

Lojtari i Kosovës, Vesel Demaku para duelit të "Dardanëve" me Austrinë tha se atmosfera në Vjenë është shumë e mirë me shumë tifozë që kanë ardhur në mbështetje të lojtarëve.

Demaku në intervistë për Klan Kosova tha se Austria është një skuadër e fortë, por që "Dardanët" presin një rezultat të mirë.

"Shumë atmosferë e mirë, shumë shqiptarë kanë ardhur këtu të na mbështesin.

Shpresojmë të bëjmë lojë të mirë dhe të marrim rezultat të mirë.

E presim Austrinë si një ekip i fortë, luajnë me shumë intensitet, trajneri na ka treguar se ku duhet të kemi kujdes", tha a.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat