Xavi flet pas fitores së Holandës në Beograd

Futboll

Xavi flet pas fitores së Holandës në Beograd

Më: 27 shtator 2026 Në ora: 22:55
Xavi

Holanda e mposhti Serbinë me rezultat 2:1 në kuadër të Ligës A të Kombeve në futboll, ndërsa pas ndeshjes foli trajneri i „Tulipanëve“, Xavi Hernandez.

Ai theksoi se Holanda e meritoi fitoren në Beograd, por gjithashtu tha se skuadra mund të luajë edhe më mirë.

“Fituam, por mund të luajmë më mirë. E merituam fitoren”, tha Xavi.

Ish-trajneri i Barcelonës pranoi se pjesa e parë nuk ishte veçanërisht e mirë për ekipin e tij:

“Mendoj se në pjesën e dytë dominuam dhe shfrytëzuam hapësirat, gjë që nuk është e lehtë në një ndeshje jashtë fushe“.

Selektori i Holandës shtoi se kishte këmbëngulur që skuadra e tij ta mbante topin dhe të kontrollonte lojën.

Në fund, Xavi tha: “Ka hapësirë për përmirësim, por jam i kënaqur. Mendoj se dëmtimi i Gakpos nuk është i rëndë; do ta dimë nesër..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat