Shkarkimi i papritur i radhës në Serinë A, largohet trajneri spanjoll për t’i bërë vend Xhilardinos

Futboll

Shkarkimi i papritur i radhës në Serinë A, largohet trajneri spanjoll për t’i bërë vend Xhilardinos

Më: 28 shtator 2026 Në ora: 10:21
Fotoilustrim

Seria A po shënon disa lëvizje të pazakonta në pankina që në javët e para të saj. Pas largimit të Grosos nga Fiorentina dhe Tedeskos nga Bolonja, ka ardhur edhe një tjetër largim i papritur.

Karlos Kuesta është shkarkuar nga drejtimi i Parmës, duke i dhënë lamtumirën menjëherë klubit emilian, që nuk ka vonuar që të gjejë një zëvendësues. Alberto Xhilardino ka kontaktuar me drejtuesit dhe palët janë pranë firmës, me prezantimin që mund të bëhet qe sot.

Xhilardino në fakt është nën kontratë ende me Pizën, ish-klubin e tij, ndaj më parë duhet të mbyllë atë marrëveshje para se të nënshkruajë e prezantohet te Parma.

Drejtuesit amerikanë të klubit kanë vlerësuar se ish-sulmuesi i Italisë është emri i duhur për të vazhduar projektin e Kuesta, me të cilin nuk ekzistonte më gjuha e përbashkët ndaj u vendos largimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat