​Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta futbollisti 22-vjeçar

Futboll

​Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta futbollisti 22-vjeçar

Më: 28 shtator 2026 Në ora: 13:06
Giacomo Ghiardelli

Futbolli italian është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të Giacomo Ghiardellit, ish-futbollist i Alessandrias dhe Astit, i cili ka vdekur në moshën vetëm 22-vjeçare pas një beteje të gjatë me një sëmundje.

Ghiardelli kishte qenë pjesë e ekipit të të rinjve të Alessandrias deri në sezonin 2023/24, përpara se të transferohej te Asti, klub që garon në Serie D.

Vetëm një ditë para lajmit tragjik, Alessandria dhe Asti ishin bashkuar gjatë përballjes mes tyre për t’i shprehur mbështetjen 22-vjeçarit, i cili po luftonte prej kohësh me sëmundjen.

Por, vetëm disa orë më vonë, të dy klubet dhe komuniteti i futbollit u përballën me lajmin e rëndë për vdekjen e tij.

Ndarja nga jeta e Ghiardellit ka shkaktuar dhimbje të madhe në rrethin e futbollit italian, veçanërisht te klubet ku ai kishte luajtur gjatë karrierës së tij të re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat