Munishi “zbulon formulën” se si mund të rikthehet Broja i “vjetër”

Futboll

Munishi “zbulon formulën” se si mund të rikthehet Broja i “vjetër”

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 12:02
Broja

Trajneri i Kosovës, Ismet Munishi në një reagim të fundit për media, ka trajtuar situatën e Armando Brojës, ndërsa ka “zbuluar formulën” se si sulmuesi shkodran mund të rikthehet në versionin më të mirë.  

“E gjithë është psikologjike. Armando Broja është karakter që do përkrahje edhe do të ndihet ngrohtë nga trajneri. Asnjë nuk ka ditur, pavarësisht se ka pasur shumë trajnerë të mëdhenjë.

Asnjëri nuk ka ditur seriozisht t’ia nxjerr atij maksimumin. Broja është pak i ndjeshëm. Duhet të kushtosh rëndësi të veçantë me lojtar të tillë.

Këta lëndohen shumë lehtë. Dua përkrahje. Anjë trajner nuk ka ditur t’i nxjerr më të mirën Brojës te Kombëtarja. Absolutisht që Brojës i duhet si trajner Fatih Tekke, ashtu siç ky i fundit bëri me Ernest Muçin te Trabzonspor.

Si Muçi edhe Broja janë të ngjashëm si karakter. Kjo është sfida e trajnerit, ta biesh Brojën në formën të mirë, se është lojtar i rrallë. Të biesh në formën më të mirë Mirlind Dakun, Arbër Hoxhën, etj.

Nuk është sfida e trajnerit të motivosh Ylber Ramadanin, i cili është luftëtar në fushë dhe jep 100%, ose me Gjimshitin dhe Ismajlin. Me futbollistë si Broja e Muçi duhet të ketë qasje të veçantë trajneri”, fjalët e Munishit.   

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat