Serbi hesht serbët për Xherdan Shaqirin! Media në Beograd i jep jehonë

Futboll

Serbi hesht serbët për Xherdan Shaqirin! Media në Beograd i jep jehonë

Nga: K.Goca Më: 29 shtator 2026 Në ora: 15:49
Slavisha Jokanoviq,

Trajneri serb, Slavisha Jokanoviq, ka marrë zyrtarisht drejtimin e gjigantit zviceran Baseli dhe dalja e tij e parë para mediave vendase tërhoqi vëmendje të madhe. 

Deklarata e tij duket se i ka trullosur edhe gazetarët e një mediumit serb “Veçernj Novosti”, ku shkruajnë: “Gjatë prezantimit të tij në stadiumin "St. Jakob-Park", ai ka folur nga presionet politike lidhur me punën e tij në Rusi dhe bashkëpunimin me Xherdan Shaqirin, e deri te detajet e kontratës së tij”.

“Bashkëpunimi i tij me yllin më të madh të skuadrës, Xherdan Shaqirin, po tërheq vëmendje të veçantë nga publiku. Jokanoviqi ka një qëndrim të qartë lidhur me liderin e skuadrës”, ka shkruar media serbe.

"I kam ndjekur ndeshjet. Ai është padyshim lideri i kësaj skuadre dhe ne duhet ta respektojmë këtë.

Ai ka pasur një karrierë fantastike; në fund të fundit, ka shënuar shumë gola për Baselin vitet e fundit.

Pres mbështetje të madhe prej tij. Për momentin, ky është më shumë klubi i Shaqirit sesa i imi!

Pres bashkëpunim të mirë, por ai duhet të angazhohet maksimalisht për të mbetur një lojtar kyç për skuadrën. Këto janë pritshmëritë e mia ndaj tij", tha  Jokanoviqi.

Deklarata e serbit hesht serbët në Beograd sepse siç shihet nuk iu ka pëlqyer deklarata: “Për momentin, ky është më shumë klubi i Shaqirit sesa i imi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat