Shqipëria zbret sonte në fushë për të zhvilluar ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve, atë përballë San Marinos në transfertë. Sfida e cila do të luhet në stadiumin “San Marino” do të nisë prej orës 20:45.
Kjo përballje e vendosë trajnerin Rolando Maran para një objektivi të rëndësishëm i cili deri më sot nuk është arritur nga asnjë trajner i huaj që drejtuar kuqezinjtë.
Nëse italiani ia del të marrë tri pikët e radhës në këtë duel, ai do të bëhej edhe trajneri i parë që i fiton dy ndeshjet e para zyrtare në pankinë, përfshirë dhe atë me Bjellorusinë në “Air Albania”, 2-0.
Nuk ka ndodhur më parë që një trajner të “korrë” këtë arritje me Kombëtaren, çfarë e “vesh” Maran me përgjegjësi për të bërë atë çfarë nuk e bënë paraardhësit e tij dhe të fitojë “zemrat” e shqiptarëve.
Në San Marino, “djemtë” kuqezinj do të bëjnë çmos për të tentuar fitoren dhe përmirësuar golavarazhin.
HISTORIKU ME TRAJNERËT E HUAJ NË DY NDESHJET E PARA:
Sylvinho (2023): Humb me Poloninë (1-0), fiton me Moldavinë (2-0).
Eduardo Reja (2019): Humb me Islandën (1-0), fiton me Moldavinë (2-0).
Christian Panucci (2017): Fiton me Lihteshtejnin (2-0), barazon me Maqedoninë (1-1).
Gianni De Biasi (2012): Fiton me Qipron (3-1), humb me Zvicrën 2-0).
Josip Kuze (2010): Barazon me Rumaninë (1-1), fiton me Luksemburgun (1-0).
Hans-Peter Briegel (2003): Fiton me Rusinë (3-1), barazon me Irlandën (0-0).