Partizani jep njoftimin e rëndësishëm për tifozët

Futboll

Partizani jep njoftimin e rëndësishëm për tifozët

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 18:35
Partizani - Tirana

Është vendosur se kur do të luhet derbi i parë i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, takim i vlefshëm për javën e 6-të të “Abissnet Superiore”. Përballja e cila do të luhet të dielën e 11 tetorit në stadiumin “Air Albania”, do të nisë prej orës 18:30.

Për këtë duel “kokë më kokë” me rivalin e përjetshëm, Partizani ka ndarë dhe njoftimin e rëndësishëm për tifozët sa i takon biletave që kanë dalë në shitje. Sektori VIP kanë vlerën e 5000 lekëve të rinj, ndërsa tribunat e tjera qendrore kanël vlerën e 4000 dhe 3000 lekëve të rinj.

Sa i takon tribunës përballë, të kuqtë konstatojnë çmimet, respektivisht 1500 lekë të rinj dhe 1000 lekë të rinj.

Për tribunat pas porte, çmimet e biletave shkojnë në 500 lekë të rinj. Kjo ndeshje përkon edhe me sfidën e parë serioze për të dy trajnerët të cilët do të provojnë ndjesinë e të qënit në një derbi “elektrizues” dhe ku mund të nisë edhe kthesa e madhe sa i përket rezultateve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat