Meliqi e Elezi titullarë, Bardhi e Musliu zëvendësues, Maqedonia e Veriut mposhtet në Lubjanë

Futboll

Meliqi e Elezi titullarë, Bardhi e Musliu zëvendësues, Maqedonia e Veriut mposhtet në Lubjanë

Nga: K.G. Më: 29 shtator 2026 Në ora: 22:49
Pamje nga ndeshja

Maqedonia e Veriut ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Ligën B të Kombeve, pasi u mposht 2:0 nga Sllovenia në stadiumin “Stozhice” në Lublanë.

Futbollistët shqiptare, Anes Meliqi e Agon Elezi u paraqitën titullarë, i pari u zëvendësua në minutën e 71-të, dhe i dyti në të 61-tin nga Enis Bardhi. Visar Musliu u aktivizua nga minuta e 71-të. 

Pas disfatës ndaj Zvicrës në ndeshjen e parë, Maqedonia e Veriut nuk arriti të marrë rezultat pozitiv as në udhëtim. 

Pjesa e parë u mbyll pa gola, 0:0, edhe pse vendasit patën disa mundësi të mira.

Në minutën e dytë, Vipotnik goditi shtyllën, ndërsa më vonë pati edhe dy raste të tjera për të kaluar Slloveninë në epërsi.

Maqedonia e Veriut pati një nga rastet e pakta në pjesën e parë me Agon Elezin, i cili goditi nga afërsia, por topi përfundoi fare pranë portës së vendasve.

Në minutën e 55-të, Sllovenia kaloi në epërsi.

Pas një aksioni nga krahu i djathtë dhe një reagimi jo të mirë të mbrojtjes maqedonase, Tom Lovriq u fut në zonë dhe me një goditje të fuqishme e mposhti Stole Dimitrievskin për 1:0.

Maqedonia e Veriut provoi të reagojë pas pësimit dhe me disa zëvendësime u bë më ofensive. Stankovski pati një mundësi, por goditja e tij u bllokua.

Sllovenia e vulosi fitoren në minutën e 82-të. Pas një kundërsulmi, Sturm asistoi për Matkon, i cili doli i vetëm përballë Dimitrievskit dhe realizoi për 2:0.

Në fund, Maqedonia e Veriut pati edhe një mundësi me Maleskin, por Jan Oblak reagoi mirë dhe e mbajti portën e paprekur.

Zvicra kryeson grupin 1 me 6 pikë, e ndjekur nga Sllovenia me 4, Skocia me 3 dhe Maqedonia e Veriut me 0 pikë.

Sllovenia – Maqedonia e Veriut 2:0
 Stadiumi: “Stozhice”, Ljubljana
Gjyqtar: Andrea Colombo (Itali)
Shënues: Lovriq 55’, Matko 82’ (Slloveni)
Sllovenia: Oblak, Janza, Drkushiq (87’ Zec), Bijol, Brekalo, Karnichnik, Sturm, Lovriq (71’ Zabukovnik), Gnezda Çerin (87’ Elshnik), Begiq (71’ Matko), Vipotnik (71’ Çelar).
Maqedonia e Veriut: Dimitrievski, Stojçevski, Mladenovski, Meliqi (71’ Musliu), Alomeroviq (80’ Miovski), Gashtarov, Atanasov (71’ Stankovski), Mitrovski (61’ Maleski), Elezi (61’ Bardhi), Elmas, Omeragiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat