Në Portugali shpërthen “çështja Ronaldo”, nuk shfaqet në stërvitje por del për kafe

Futboll

Në Portugali shpërthen “çështja Ronaldo”, nuk shfaqet në stërvitje por del për kafe

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 22:56
Ronaldo

Fitorja ndaj Norvegjisë ka dhënë imazhin e një Portugalie e cila mund të jetë konkurruese për objektiva madhorë nën drejtimin e Zhorge Zhezus. Por njëkohësisht, ka hapur për të disatën herë atë që cilësohet si “çështja Ronaldo”.

Futbollisti ndoqi të gjithë takimin nga pankina dhe pa skuadrën e tij të fitonte.

Ekipi u kthye sot në fushën stërvitore për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës ndaj Danimarkës, por Ronaldo nuk ishte pjesë e tij.

Sipas “A’Bola”, ai është përsëri duke pirë kafe, por jo duke u stërvitur.

Të njëjtën gjë bëri edhe Zhoao Feliks, i kthyer në këtë periudhë në qendrën e lojës ofensive të luzitanëve. Ronaldo më pas, kur të tjerët vazhdonin të stërviteshin në fushë, u kthye në hotel dhe shkoi në palestër.

Lajmi vjen pak ditë pas ndeshjes ndaj Norvegjisë, kur për herë të parë që nga viti 2008, Ronaldo pa një ndeshje të plotë nga stoli pa u aktivizuar asnjë minutë. Në Portugali tani mendojnë se kjo e sotmja është sinjal i një krisjeje të tij me trajnerin Zhezus dhe priten shkëndija në vijim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat